• Shkenca e Pasurimit ( audio Mp3)

Hyrja I dashur lexues! Në fillim kur e lexova këtë libër, më ndihmoi të hap ja sytë. Shumë libra janë shkruajtur mbi të qenurit të pasur, por shumica e tyre kryesisht janë bazuar në aspektin material. Unë mendoj se është shumë më e rëndësishme të fillohet me qenien tuaj të brendshme - me anën tuaj shpirtërore, me esencën tuaj, me dritën tuaj, apo çfarëdolloj emri të keni për të. Ne jemi qenie shpirtërore që kemi eksperienca humane dhe jo rrugë të tjera përreth. Të mësuarit se kush jemi është pyetja më e rëndësishme me të cilën mund të filloni jetën tuaj. Duke bërë këtë, ju do të përjetoni eksperienca shumë interesante që do t‟ju udhëheqin drejt një kuptimi të ri të kompletuar të jetës. Kjo do t‟ju udhëheqë gjithashtu drejt një mënyre të ndryshme komplete se si e shikoni këtë botë. Dikush e përshkruajti këtë si; -„Çdo gjë ka ndryshuar, por çdo gjë është njësoj!‟

E vështirë t‟a akordojmë mendjen, mendjen e programuar për të menduar në mënyrë dualiste. Mund të jetë kjo rrugë, apo një rrugë tjetër. Nëse ne do t‟a kuptonim këtë vetëm me mendje, atëherë poetët nuk do të ekzistonin. Poetët flasin gjuhën e shpirtit dhe mund të komunikojnë drejt me zemrën. Jeta nuk është dualiste, sa më shumë ndryshime që gjeni dhe sa më shumë do t‟ë jeni kundër vetes, aq më pranë jetës jeni. Manifestimi i ëndrrave magjistare, do të jetë shumë më i fuqishëm, pasi ta lexoni këtë libër. Leximi do të krijojë rrugë të reja dhe lidhje nervore në trurin tuaj.

Gjërat papritur duket se marrin një kthesë të ndryshme. Nëse kjo ndodhë, ti e di që ti ke lexuar diçka të re. Sa më shumë perspektiva të keni, aq më shumë fleksibilë jeni. Nuk ka rrugë të drejtë apo rrugë të gabuar, vetëm gjykimi juaj mund t‟a bëjë ashtu. Në momentin që ju e kuptoni dhe e përjetoni këtë, ju bëni një kërcim kuantik në ndërgjegjen tuaj. Ky libër është shkruajtur në vitin 1910 nga Wallace D.Wattles. Ai ishte një gjeni përderisa zbuloi që burimi i të qenurit të pasur, shtrihet brenda vetes tuaj. Kjo mund të marrë pak minuta gjatë përdorimit në gjuhë të ndryshme. Mos e lejoni veten tuaj të ndalojë pas kësaj, vetëm vazhdoni të lexoni dhe do të shikoni më pas se si gjërat do të fillojnë të qarkullojnë. Për lexueset femra, ka disa ndryshime në stilin e tij të të shkruajturit, pasi ai përdorë shpesh fjalën “mashkull”. Nëse e lexoni këtë fjalë, vetëm zëvendësoni atë me fjalën “femër” në mendjen tuaj ose të dy fjalët “femër dhe mashkull” në kontekstin e këtij libri. Të gjitha ëndrrat e juaja, mund të bëhen realitet! Wayne Dyer


Write a review

Note: HTML is not translated!
    Bad           Good

Shkenca e Pasurimit ( audio Mp3)

  • Product Code: ps0003
  • Availability: In Stock
  • 5.00€
  • 2.00€